“Atë të dy, nuk mund të jenë njerëzit më të ligj! Fali!” (16 Ramazan, viti i 8-të Hixhri)

Kur vëllai i nënës sonë Umu Seleme, Abdullah b. Ebu Umeje[1] mëson se Profeti (s.a.s) ishte nisur drejt Mekës, së bashku me djalin e xhaxhait të Profetit (s.a.s) Ebu Sufjan b. Harith dolën nga Meka për rrugë. Ata arritën deri tek vendi i quajtur Nikul-Ukab.

Por, Profeti (s.a.s) ishte i zemëruar me ata, dhe nuk i dha leje atyre që të takoheshin me Atë edhe pse kishin kërkuar leje. Kur Umu Seleme (r.a) e kuptoi këtë ndërhyri dhe tha:

-O i Dërguari i Allahut. Njëri prej tyre është djalin i xhaxhait tënd, ndërsa tjetri djali i hallës tënde[2]. A nuk do t’i japësh leje të afërmve?

Pas përpjekjes së Umu Selemes (r.a), Profeti (s.a.s) si fillim tha:

-Unë nuk ua kam nevojën atyre,-pastaj vazhdoi e tha:

-Djali i xhaxhait, ka thënë shumë gjëra që e kanë njollosur afrimitetin tonë dhe nderin tim[3]. Edhe djali i hallës më ka thënë kështu e ashtu.[4]

Dukej qartë që Profeti (s.a.s) ishte shumë i zemëruar me të dy. Ata edhe pse ishin kaq të afërt me Profetin (s.a.s) në vend që t’i gjendeshin pranë Atij, përkundrazi ishin bërë një me armiqtë e Profetit (s.a.s). Në të njëjtë kohë, Ai (s.a.s) donte të testonte edhe sinqeritetin e tyre në një kohë kur ishte duke shkuar drejt çlirimit të Mekës, dhe duke ia treguar edhe të tjerëve sinqeritetin e tyre donte që të mbyllte derën e pretendimeve të mundshme që mund të dilnin se “Ai po u jep favore të afërmve të Tij”. Pavarësisht kësaj, Umu Seleme (r.a) këmbënguli:

-Por, o i Dërguari i Allahut, djali i xhaxhait dhe hallës tënde nuk mund të jenë njerëzit më të ligë karshi Teje.

Nga ana tjetër, ata të dy e marrin për dialogun që kalon midis Ume Selemes (r.a) dhe Profetit (s.a.s) dhe ndjehen shumë të turpëruar për gabimet që kishin bërë në të kaluarën. Në të njëjtën kohë, ata ishin të frikësuar se do të ngelnin sërish jashtë dhe të privuar nga Islami, në një situatë kur të gjithë ishin duke u përgatitur për tu futur në Islam. Djali i xhaxhait, Ebu Sufjan b.Harith duke mbajtur për dore djalin që e kishte sjellë me vete tha:

-Vallahi, o i Dërguari Allahut, më lejo edhe mua ose unë e marrë edhe djalin e shkojnë në vend të humbur dhe vdesin urie!

Tani ndryshonte situata, Ebu Sufjan b. Harith që deri dje kishte një pozicion tjetër, e kishte kuptuar çështjen dhe ishte kthyer me sinqeritet. As gjendja e Abdullah b. Ebi Umeje nuk ishte ndryshme. Profeti (s.a.s) kur e mëson gjendjen e tyre u prek shumë. Nga ana tjetër, ishte shumë i lumtur që ata po e pranoni Islamin. U kthye nga Umu Seleme (r.a) dhe e njoftoi që t’i lejonte ata të futeshin.

Ata u futën dhe në prezencën e Profetit (s.a.s) pohuan fjalën e dëshmisë dhe u bënë mysliman.


[1] Abdullah b. Ebi Umeje ishte vëllai i nënës sëno, Umu Seleme (r.a) nga babai.
[2] Vëllai i Umu Selemes (r.a), në të njëjtën kohë ishte edhe djali i Atikes, hallës së Profetit (s.a.s).
[3] Në të njëjtën kohë Ebu Sufjan ishte vëlla gjiri me Profetin (s.a.s), ai ishte shumë i aftë nga ana poeti. Gjatë kohës së Mekës, ai i qe bindur politeistëve të mekës dhe pata thurur vargje fyese për Profetin (s.a.s). Hasan b. Thabit, poeti i Profetit i pati kthyer përgjigje atij.
[4] Edhe gjendja e djalit të hallës, Abdullahut nuk i ishte e ndryshme nga ajo e Ebu Sufja b. Harithit. Ai pati thënë siç përmendet në suren Isra ajeti 90-93: “Ata thanë: ‘Nuk të besojmë Ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime’. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa – copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellësh Allahun dhe engjëjt pranë nesh. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!’ Thuaj: ‘Subhanallah – i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, profet?”

 

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali