Cilat profesione ka ushtruar Profeti Muhamed (s.a.s)?

profeti-muhamed-39.jpg

Sipas Profetit tonë (s.a.s), fitimi më i mirë i personit është fitimi më i pastër, ai i fituar nga mundi i tij.

Asnjë profet nuk ka pritur nga njerëzit duke mos punuar.

Edhe profetët më përpara edhe i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) kanë pasur profesione të ndryshme. Por në kohë të caktuara ata i jepnin përparësi profesioneve të caktuara. Idrisi (a.s) ishte rrobaqepës, Nuhu (a.s) ishte detar, Davudi (a.s) ishte hekurpunues, Zekerija (a.s) ishte zdrukthtar, këto janë disa nga profetët që njihen me profesionet e tyre.

I Dërguari i Allahut (s.a.s) ka qenë bari në fëmijërinë e tij, pastaj në rininë e tij dhe më vonë është marrë me tregti. Kështu që ajo që i tërhoqi vëmendjen Hatixhes (r.a) ishte korrektësia, besnikëria, mirësjellja dhe drejtësia që tregoi Profeti Muhamed (s.a.s) gjatë kohës që merrej me tregti.

Ndërsa pas profetësisë disa nga profesionet e Tij (a.s) mund të llogariten si drejtues shteti, komandat ushtrie, gjykatës, kryetar në sipërmarrjet e përbashkëta, mësues, imam, predikues, administrator.

Megjithatë, përveç të gjitha këtyre, Ai (s.a.s) si “profesion dhe punë” kishte të udhëhiqte njerëzimin për në paqe, duke kujtuar qëllimin e krijimit dhe duke treguar rrugët drejt udhëzimit.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali