Lindja e Hasanit (r.a) (15 Ramazan, viti i 3-të Hixhri)

Profeti Muhamed (s.a.s) kur e mësoi se vajza e Tij, Fatimja (r.a) ishte shtatzënë, kujdesej shumë për të. Kur po afroheshin ditët e lindjes, kujdesi i Profetit (s.a.s) u shtua akoma më shumë për të. Shkonte shpesh për vizitë në shtëpinë e saj, e pyeste për gjendjen dhe lutej për të. Në vizitën e Tij të fundit, i porositi njerëzit që gjendeshin aty që sapo të lindte Fatimja (r.a) ta njoftonin Profetin dhe të mos i bënin asgjë fëmijës pa ardhur Ai.

Kur lindi Famija (r.a), mamia që gjendej aty i preu kërthizën bebes dhe e mbështolli atë me në rrobë të verdhë siç vepronte gjithmonë. Profeti (s.a.s) sapo mësoi që nipi i Tij kishte ardhur në jetë shkoi pranë tyre pa humbur kohë. Në fillim pyeti gjendjen e vajzës së Tij. Mamia e njoftoi që lindja kishte kaluar mirë, dhe se djalit i kishte prerë kërthizën dhe e kishte mbështjellë me një rrobë të verdhë. Nga telashi i lindjes e kishte harruar porosinë e Profetit (s.a.s). Profeti kur mëson këtë i thotë: “Nuk më  dëgjove se çka të thashë!”

E mërzitur dhe e ndjerë në faj mamia thotë si për t’u shfajësuar: “I mbështetem Allahut nga kundërshtimi i Tij dhe i Profetit të Tij. Vetë sa i preva kërthizën, nuk i bëra gjë tjetër o i Dërguari Allahut.” Profeti (s.a.s) pa i thënë tjetër gjë, urdhëron: “Ma sillni atë këtu”. Profeti (s.a.s) e merr fëmijën në krahë dhe rrobë e verdhë e ndërron me një rrobë të bardhë.

Kur Hasani (r.a) erdhi në jetë, kalendari shënonte 15 Ramazan të vitit të 3-të Hixhri.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali