MIGRIM I SHENJTË

profeti-muhamed-4.jpg

Kishte ardhur leja për të migruar, pasi edhe ajeti që kishte zbritur me Xhebrailin (a.s.) përsëritej në gjuhën e të gjithëve, dhe në çdo rast thoshin:

– O Zoti im! Çomë mua në botën e së drejtës, dhe në një kohë të duhur falmë një mirësi të fitores,[1] – lutej Ai.

Tanimë të gjitha lutjet ishin pranuar, dhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte gati për të migruar në drejtim të Medinës.

Xhebraili fjalëdrejtë, fillimisht po i lajmëronte për kurthin që ishin duke ngritur mekasit:

– Të mos flesh në shtratin që bie gjithmonë!

Ai po i mësonte gjer në planin se si do të shpëtonte prej planit të kobshëm të kurejshëve. Me pak fjalë, migrimi madhështor po fillonte me masat që kishte marrë Zoti që ishte Gjithëdijës dhe që kishte informacion prej gjithçkaje.[2] Profeti ynë, i tha këto fjalë Xhebrailit besnik:

– Kush do të jetë shoku im gjatë rrugëtimit?

– Ebu Bekri, – u dëgjua përgjigja e Xhebrailit.[3]

Zaten edhe Ebu Bekri kishte ditë që e priste këtë mundësi për të migruar. Sakaq, gjatë një kohëdreke, kur ishte kohë qetësimi për të gjithë, Resulullahu (s.a.s.) shkoi në drejtim të shtëpisë së Ebu Bekrit të nderuar. I kërkoi leje për të hyrë. Nuk ishte e mundur. Po rrinte përballë portës së Ebu Bekrit të nderuar, dhe po priste për të hyrë brenda.

– Nëna dhe babai im të qofshin falë, o i Dërguar i Allahut! Meqë ke ardhur në këtë orë, duhet të kesh diçka të rëndësishme për të folur.

Pa humbur kohë, rendi në drejtim të derës, dhe e ftoi Profetin që të hynte brenda. Ebu Bekri po e priste gjithë merak këtë gjë. Sepse ardhjet gjer kësaj dite, ishin bërë gjithnjë në orët e agimit, ose të mbrëmjes. Resulullahu (s.a.s.) i kërkoi atij që t’i nxirrte jashtë pjesëtarët e familjes, në mes të të cilëve ishin edhe vajzat e tij, Esmaja me Aishen e nderuar.

– Mos u shqetëso, o i Dërguari i Allahut! Ato janë bijat e mia, të cilat quhen edhe njerëzit e Tu. Nëna dhe babai im të qofshin falë, çfarë ka ndodhur? – e pyeti ai, duke u përpjekur ta kuptonte arsyen e kësaj vizite të papritur.

Përgjigja nuk u vonua:

– M’u dha leja për të migruar në Medinë.

– Bashkë do të ikim, o i Dërguari i Allahut? – pyeti ai.

– Po, bashkë, – u derdh përgjigja prej buzëve të bekuara, me një zë sihariqdhënës.

Botët ishin të tijat tashmë. Zaten, Ebu Bekri (r.a.) ishte përgatitur për ardhjen e kësaj dite, dhe thjesht po priste urdhrin për t’u nisur. E kishte marrë sihariqin që më parë, atëherë kur i Dërguari i Allahut e këshillonte, teksa ai tregohej i nxituar për të kërkuar lejen e migrimit.

– Mos u nxito! Ka shpresë që Allahu të të japë edhe një shok me vete, – i pati thënë i Dërguari i Allahut.

Pas kësaj, ata filluan të përgatiteshin për një udhëtim dyvetësh. Kishin katër muaj që i përgatisnin dy deve vetëm për këtë synim. Tashmë Resulullahu po priste këto përgjigje që po vinin. Tanimë po dëgjonte këto fjali.

Ky ishte fillimi i një tjetër hapi që do të ndryshonte gjithë rrjedhën e ngjarjeve. Të ishe bashkudhëtari i të Dërguarit të Allahut në një udhëtim të tillë… A mund të kishte mirësi më të madhe se kjo? Ebu Bekri i nderuar nuk po i mbante dot lotët, andaj filloi të qante me gulçe.[4]

Mandej ai i pruri të dyja devetë pranë të Dërguarit të Allahut.

– O mëkëmbësi i Allahut! I kam përgatitur këto kafshë pikërisht për këtë ditë.

Kishte mbetur vetëm që i Dërguari i Allahut (s.a.s.) të përgatitej për të udhëtuar. Mirëpo Ai duhet të ishte shembull për çdo çast të jetës. Andaj u kthye nga Ebu Bekri i nderuar (r.a.) dhe i tha këto fjalë:

– Do t’i pranonte vetëm duke i paguar koston e tyre, pasi një rrugëtim kaq i rëndësishëm nuk mund të ndërmerrej duke përdorur një mirësi të papaguar.


[1] Isra, 17/80
[2] Ajni, Umdetu’l-Kari, 17-46; Ibni Kethir, Tefsir, 2/400
[3] Hakim, Mustedrek, 3/6
[4] Taberi, Tarih, 1/569; Ibni Hisham, Sire, 3/11

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali