Një specifikë e Profetit (s.a.s), agjërimi në muajin Sheual

profeti-muhamed-51.jpg

 Në muajin Sheual, i cili vjen pas muajit Ramazan dhe tre ditët e  para të të cilit i festojmë si bajrami i Ramazit (përveç ditës së parë të bajramit[1]) agjërimi i gjashtë ditëve të këtij muaji është sunet të cilin i Dërguari Allahut (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) nuk e ka braktisur, dhe po ashtu ja ka këshilluar sahabët të nderuar.

Profeti (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) e shpreh kështu se, ai që agjëron Ramazanin dhe gjashtë ditët e muajit Sheual është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin:

عَنْ أَبِى أَيُّوبَ الأَنْصَارِىِّ – رضى الله عنه – أَنَّهُ حَدَّثَهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم قَالَ مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ

Ebu Hurejre (r.a) tregon se Profeti ( s.a.s) ka thënë: “Kush mban agjërimin e ramazanit dhe këtij i shton, edhe gjashtë ditë agjërim në muajin sheual, është sikur ta kishte kaluar gjithë vitin me agjërim!”[2]

 Si agjërohet Sheuali?

Dita e parë e sheualit që është edhe dita e parë e Bajramit, është e ndaluar të agjërohet. Në ditët e tjera të bajramit mund të agjërohet kaza ose agjërim suplementar (nafile). Këto gjashtë ditë nuk është e detyrueshme që të agjërohen njëra pas tjeter, mund të agjërohen edhe të ndara.[3] Për shembull, mund të agjërohet gjatë ditëve të hënë e të enjte gjatë muajit. Aq më tepër që, agjërimi i të hënës dhe të enjtes është prej sunetit të Profetit (sal’la llahu alejhi ue sel’lem). Na transmetohet se Ai e priste me padurim ardhjen e ditës së hënë e të enjte. [4] Profeti (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) e shpjegon kështu arsyen e agjërimit në këto ditë:

“Veprat e njerëzve i paraqiten Allahut dy herë në javë, të hënë e të enjte dhe për çdo rob besimtar urdhërohet falje. Përveç robit që ka armiqësi me vëllain e tij besimtar. Thuhet ‘Këta të dy lërini derisa të pajtohen’.”[5]

Veprat i paraqiten Zotit të hënën dhe të enjten dhe unë do të desha që kur t’i paraqiten Zotit veprat e mia, të jem i agjëruar!”[6]

Mënyra se si do të përfitohen shpërblimet (sevapet) e një viti agjërim duke agjëruar gjashtë ditë nga muaji Sheual shpjegohet në këtë formë:

Në ajetin 160 të sures En’am thuhet: مَن جَاء بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا “Kush vepron një të mirë, do të shpërblehet me dhjetëfishin e saj…” Ky ajet na tregon se çdo punë e mirë do të shpërblehet dhjetëfish. Duke u bazuar në ajet, ai që agjëron 30 ditë Ramazan do të marrë shpërblimin e 300 ditëve. Gjashtë ditë në muajin Sheual pas Ramazanit e kanë shpërblimit 60 sevape, të cilat së bashku bëjnë 360 sevape, pra sa gjithë vit. Kësodore, merr shpërblim sikur të ketë agjëruar gjithë vitin.


[1] Profeti (sal’la llahu alejhi ue sel’lem) e ak ndaluar agjërimin në ditën e parë të Bajramit.
[2] Muslim, Sijam, 204; Tirmidhi, Savm, 52; Ibni Maxhe, Sijam, 33.
[3] İbn Abidin, Reddu’l-muhtar 3/421.
[4] Tirmidhî, Saum 44.
[5] Muslim, Birr ve sila 36.
[6] Tirmidhi, Savm, 44; Nesai, Sijam, 70.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali