Sunetet e Profetit Muhamed (s.a.s.) në Bajram

profeti-muhamed-34.jpg
  1. Të presësh bajramin me Tekbir (të thuash Allahu Ekber)

Profeti (s.a.s) pas namazit të akshamit ditën e arafasë deri në faljen e namazit të bajramit thoshte vazhdimisht tekbire.[1] Allahu i Lartë thotë në Kuranin fisnik: وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ Që ta madhëroni Allahun se ju udhëzoi dhe që të falënderoni.” (Surja Bekare, 185)

  1. Marrja gusul

Profeti (s.a.s.) në ditën e Arafesë dhe në bajrame para se të shkonte të falej merrte gusul[2], dhe po ashtu, e këshillonte edhe familjen e Tij që të merrnin  gusul.[3]

  1. Veshja e rrobave të pastra e të bukura
  2. Të lyesh me aromë të mirë.
  3. Të pastrosh dhëmbët me misvak.
  4. Ngrënia e gjërave të ëmbla si hurmat apo diçka tjetër para namazit të Fitër Bajramit (pas Ramazit); mosngrënia e asgjëje pa u kthyer nga namazi i Kurban Bajramit.[4]
  5. Të shkosh në këmbë në vendin ku do të falësh bajramin.
  6. Të përdorësh rrugë të ndryshme gjatë kthimit nga xhamia me atë të shkuarjes.
  7. Të jesh i buzëqeshur.
  8. Të thuash tekbire gjatë rrugës.
  9. Të japësh lëmoshë (sadaka).
  10. Të falësh namazin e bajramit e të dëgjosh hytben më pas.
  11. Të bësh dua duke shpresuar te bereqeti i kësaj dite që të jesh i pastruar nga gjynahet.
  12. Të falësh bajramin dhe kur të kthehesh në shtëpi të falësh 2 rekate namaz.[5]
  13. Të përshëndesësh njerëzit dhe t’i urosh bajramin.
  14. Të vizitosh njerëzit e afërm për t’i uruar bajramin.
  15. Të presësh miq në shtëpi dhe t’i gostitësh.
  16. T’i kënaqësh fëmijët, veçanërisht të varfrit dhe jetimët.
  17. Të shtosh thënien e shprehjeve të tekbirit (Allahu ekber Allahu ekber, Lâ ilâhe illallahu uallahu ekber. Allahu ekber ue lillahi’l-hamd), tehlil (Lâ ilâhe il’lallah) dhe tehmid (Elhamdulilah).
  18. Natën e bajramit ta kalosh me adhurim, dua e lutje.[6]

[1] Buhari, Idejn 12.
[2] Mu’uata, Idejn 1; Ahmed b. Hambel, Musned 4/79 (16480)
[3] Ibn Maxhe, Ikametus-salauet 169.
[4] Ibn Maxhe, Sijam 49.
[5] Ibn Maxhe, Ikametu-salauet 160.
[6] Ibn Maxhe, Zekat 68.

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali