A E PËLQENTE PROFETI (s.a.s.) KUNGULLIN?

pumpkin-3636243.jpg

Ebu Taluti (r.a.) ka transmetuar në një hadith: Shkova te Enes b. Maliku, po hante kungull dhe tha: “Sa produkt i mirë je ti. Preferenca që kishte Profeti për ty, të bën më të dashur edhe për mua.”[1]

Enes b.Maliku (r.a.) transmeton: “Pashë të Dërguarin e Zotit duke kërkuar kungull brenda enës së gjellës, prandaj më pëlqen kungulli.”[2]

Xhabiri transmeton nga babai i tij: “Pranë Profetit paqja qoftë mbi të! pashë një kungull dhe e pyeta: “Çfarë është ky?” Profeti ynë m’u përgjigj: “Ky është kungull. Dhe ne e përdorim shpesh atë në gjellët tona.”[3]

[1]Tirmidhiu, 4/284.

[2]Buhari, 2/737, 5/2057; Ebu Davud, 2/377.

[3]Ibn Maxhe, 2/1098.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali