Gota nga e cila ka pirë Profeti (s.a.s.)

Isa ibn Tahman transmeton këtë fjalë të Sabitit: Enes Ibn Maliku na tregoi një enë të bërë prej druri me një rreth prej hekuri. Dhe më tha: Sabit! Kjo është gota e Profetit.[1]

Enesi tha: “Me këtë gotë i kam dhënë Profetit të gjitha pijet, ujin, nebizin (lëngun e rrushit të thatë), mjaltin dhe qumështin.”[2]

Muhamed ibn Ismail tregon: Shkova te Enesi. Në shtëpinë e tij pashë një gotë prej druri. Ai më tha: “Profeti paqja qoftë mbi të! ka pirë ujë dhe ka marrë abdest me të.”[3] Ndërsa në transmetimin e ibn Abasit thuhet se Mbreti i Aleksandrisë i kishte dërguar Profetit paqja qoftë mbi të! një gotë prej kristali. Profeti pinte ujë me të.


[1]Shemail, 1/162.
[2]Shemail, 1/163; Ebu Ja’la, Musned, 6/421.
[3]Buhari, 1/83.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali