Larja e duarve para dhe pas buke

hands-4903050.jpg

Selmani (r.a.) transmeton: “Në Teurat lexova se bereqeti i ushqimit qëndron në larjen e duarve pas buke. Pastaj ia kujtova këtë temë Profetit paqja qoftë mbi të! dhe i thashë që e kisha lexuar në Teurat. Pastaj I Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi të! tha:

“Bereqeti i ushqimit është në marrjen abdest[1] para dhe pas buke.”[2]

Ebu Hurejre (r.a.) në transmetimin e tij thotë se Profeti ka urdhëruar:

“Nëse ndonjëri prej jush fle me duar të pista me gjellë, apo me erën e saj, atëherë të mos fajësojë dikë tjetër nëse i ndodh gjë gjatë natës.”[3]

[1] Dihet që kur merret abdest lahen dhe duart.

[2]Ebu Davud, 2/372; Tirmidhiu, 4/281.

[3]Ebu Davudi, 3/366; Ibn Maxhe, 2/1096.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali