Lutjet e Profetit (s.a.s) para gjumit

Gjumi është vëllai i vogël i vdekjes.499 Ndaj dhe njeriu duhet të bjerë në gjumë me këtë mendim, sepse ajo mbyllje e syve mund të jetë dhe e fundit për të në këtë botë. Kështu që nuk duhet të hyjmë në shtrat të hutuar e të shastisur, po të ndërgjegjshëm e të kujdesshëm. Para se të flinte, profeti lexonte këto: fillimin dhe tre ajetet e fundit të sures Bekare500, ajetin Kursi501, suren Jasin502, suren Sexhde503, suren Mulk504, pastaj lexonte nga tre herë suret Ihlas, Felek e Nas dhe një herë suren Kafirun505, bashkonte duart, frynte në shuplaka dhe fërkonte pastaj gjithë trupin506. Pastaj lexonte edhe gjithë ato lutje të tjera, të cilat, po t’i përmendim këtu, do të zgjatemi shumë, ndaj dhe e drejtojmë lexuesin që kërkon hollësi të mëtejshme në përmbledhjen e lartpërmendur ose në përmbledhjet e tjera të lutjeve. Kush dëshiron, mund t’i gjejë ato lutje në këto përmbledhje dhe mund të ndriçojë jetën e vet me to.

499 Ebu Nuajm, Hilje, 7/90.

500 Darimi, Fedailu-l Kur’an, 14.

501 Tirmidhi, Fedailu-l Kur’an 2

502 Mexhmauz- Zevaid 7/97; Ibn Haxher, Metalib 3/361

503 Tirmidhi, Fedailu-l Kur’an, 8. Ibn Haxher, Metalib 3/358

504 Tirmidhi, Fedailu-l Kur’an, 8. Davaat, 22

505 Ebu Davud, Edeb, 108;Tirmizi, Davaat, 22.

506 Tirmidhi, Davaat, 21-22

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali