Ngrënia e pjesës para teje të ushqimit

tarte-2409958.jpg

Ikrash b. Zubejdi në transmetimin e tij thotë: “Djemtë e Murre b. Ubejd nëpërmjet meje i dërguan Profetit paqja qoftë mbi të! zekatin e mallrave të tyre. Mbërrita në Medinë afër Profetit paqja qoftë mbi të!, e gjeta të ulur mes ensarëve dhe muhaxhirëve. Pastaj Profeti duke më kapur për dore, më çoi në shtëpinë e Umu Selemes dhe e pyeti në kishte ndonjë gjë për të ngrënë. Më pas na solli një pjatë të mbushur me një copë të madhe mishi dhe përshesh. Filluam të hanim nga përsheshi. Unë fillova ta shëtis dorën në çdo cep të pjatës. I Dërguari i Zotit paqja qoftë mbi të! po hante pjesën para tij. Profeti më kapi dorën e djathtë me të majtën e tij dhe më tha: “O Ikrash! Kjo është një gjellë e njëllojshme, prandaj haje te një vend.”

Pastaj na sollën disa gjëra të ndryshme bashkë me hurma të njoma. Unë fillova të ha pjesën para meje. Ndërsa i Dërguari i Zotit, paqja qoftë mbi të! po shëtiste dorën nëpër pjatë dhe u shpreh kështu: “O Ikrash! Ha nga cila anë të duash, ky ushqim nuk është i njëllojshëm.” Pastaj na sollën ujë. I Dërguari lau duart, me lagështinë e pëllëmbëve fërkoi fytyrën, krahët dhe kokën dhe tha: “O Ikrash! Ky është abdesi që duhet marrë për shkak të gjërave të prekura nga zjarri.”[1]

[1]Tirmidhi, 4/283; Ibn Maxhe, 2/1089.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali