Qëllimi i dërgimit të Profetëve 4- DREJTPESHIMI BOTE-AMSHIM

profeti-muhamed-25.jpg

Profetët kanë ardhur për të ralizuar drejtpeshimin botë – amshim.

Me drejtpeshimin e sjellë prej tyre do të shpëtonte njeriu nga qëndrimet ekstremiste të indiferencës dhe teprimit dhe do të gjente kahjen e duhur. Po, as tërheqje nëpër manastire duke braktisur çdo gjë të kësaj bote siç bëjnë priftërinjtë dhe murgjit, as dhe shtënie me gjithçka duke u bërë skllav i saj, por gjetje e udhës së mesme dhe një jetesë e tillë që, në vetvete, është një meritë që mund të shtihet në dorë vetëm nën ndriçimin e revelacionit hyjnor. Sa për mendjen dhe ndërgjegjen, me këto nuk mund të arrihet një drejtpeshim i tillë. Veçanërisht me shkencat abstrakte nuk mund të ngjitet njeriu në një nivel të tillë.

Kur’ani e karakterizon kështu këtë drejtpeshim: “Dhe me ato që të ka dhënë Allahu, kërko të fitosh botën tjetër pa lënë mangut atë që të takon nga kjo botë. Dhe bëj mirë ashtu siç të ka bërë mirë Allahu ty e mos syno për të këqia se Allahu nuk i do ata që shkaktojnë të këqija e çrregullime në tokë.” (Kasas: 77)

Në njërën anë të peshores së këtij drejtpeshimi hyjnor ndodhet e vër-teta “Me të mirat që të dha Zoti, trego” (Duha: 11), kurse në tjetrën anë ndodhet ajeti “…atë ditë do të pyeteni për të gjitha të mirat e kësaj bote” (Tekathur: 8) me shprehjen e tij paralajmëruese. Ja, brenda këtyre kritereve do të ruhet drejtpeshimi!

Hz. Ebu Bekri e pati shpenzuar tërë pasurinë për Allahun. Sepse besnikëria këtë e kërkonte. Në kohën e hilafetit të tij, një ditë, i patën dhënë një bardak me ujë të ftohtë, e pati pirë dhe, pastaj, papritmas, pati nisur të qante me ngashërim, aq sa i kishte bërë edhe të tjerët të qanin. Pastaj e patën pyetur për shkakun dhe u qe përgjigjur kështu: “Një ditë kur isha bashkë me të Dërguarin e Allahut, m’u duk sikur shtynte diçka me duar sikur të deshte t’i thoshte “Largohu prej meje, qëndro larg meje…” E pyeta: “O i Dërguari i Allahut! Diçka po largon me duar, por unë s’po shoh gjë…” Dhe ai urdhëroi e tha: “Përballë m’u shëmbëllye bota me tërë shkëlqimin e saj duke më kërkuar që ta pranoja, kurse unë i thashë të qëndronte larg meje. Duke u tërhequr tutje për në një breg, po më thoshte: “Edhe në se ti shpëton prej meje, të betohem se ata që do të vijnë pas teje, nuk do të munden të shpëtojnë nga dora ime!” Edhe unë qava se m’u duk sikur bota më bëri për vete me këtë gotë uji të ftohtë!”

Po, ai dhe të tjerët si ai, megjithëse i kishin mundësitë të bënin një jetë të qetë e të begatë, patën jetuar vazhdimisht një jetë të matur, sepse ashtu kishte jetuar shembulli i tyre, ai Shembulli i Përgjithshëm, ai Udhëzuesi i Përsosur!

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali