Si e hante Profeti (s.a.s.) mishin?

meat-1155132.jpg

SI DUHET TË HAHET MISHI?

Safvan b. Umeje (r.a.) transmeton se Profeti paqja qoftë mbi të! ka thënë: “Mishin hajeni duke e kafshuar me dhëmbë, sepse kjo mënyrë është mënyra më e shijshme dhe më e mirë.”[1]

 

A MUND TË HAHET MISHI DUKE U PRERË ME THIKË?

Amr b. Umejete ed Damri (r.a.) transmeton se ka parë Profetin paqja qoftë mbi të! duke ngrënë kofshën e qengjit duke e prerë me thikë dhe se më vonë është ngritur për t’u falur pa marrë abdest.[2]

 

Ç”PJESË TË MISHIT PËLQENTE PROFETI?

Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Profetit paqja qoftë mbi të! i sollën mish të pjekur dhe pjesën e kofshës ia dhanë atij. Atij i pëlqente kofsha dhe e hëngri duke e kafshuar me dhëmbë.[3]

Ndërsa Aishja (r.a.) transmeton: “Nga pjesët e mishit, Profeti paqja qoftë mbi të! parapëlqente pjesën e kofshës. Por ishin të rralla rastet kur gjente mish apo gjellë me mish për të ngrënë. Për arsye të zierjes së shpejtë, pëlqente pjesën e krahëve të mishit.”[4]

[1] Ebu Davudi, 2/377; Tirmidhiu, 4/272.

[2]Tirmidhiu, 4/272.

[3]Buhari, 3/1215; Tirmidhiu, Shemail, 1/140.

[4]Ebu Davudi, 2/377.

 

Share this post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top
ilmihali